Në emër të Qendrës së Mbretit Salman për Ndihma Humanitare, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite Z. Mohammed bin Rashid Alhedaithy i dorëzoi sot Znj. Matilda Shabani, Drejtoreshë e Programeve të Zhvillimit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në prani të Zëvendës Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Z. Albert Nikolla, 23 respiratorë te cilët përfaqësojnë kontigjentin e parë të pajisjeve mjekësore të ofruara, si donacion nga Qeveria e Mbretërisë së Arabisë Saudite për Republikën e Shqipërisë, në mbështetje të përpjekjeve te saj për të luftuar koronavirusin.

Z. Albert Nikolla shprehu falënderimin dhe mirënjohjen me te thelle për mbeshtetjen e vyer qe Mbreteria e Arabise Saudite i ka ofruar Shqiperise  nder vite, vecanerisht ne keto kohë të vështira te pandemise.

Nga ana e tij, Z. Alhedaithy deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në fusha të ndryshme, duke vënë në pah punën e palodhur të Qendrës së Mbretit Salman për Ndihma Humanitare, ne drejtim te sigurimit te ndihmave për nevojtarët kudo në botë.

Këto ndihma vijnë ne kuader te nismave te ndërmarra nga Mbretëria nën udhëheqjen e Mbretit Salman dhe Princit të Kurorës, për të mbështetur vendet mike në përballjen e tyre me koronavirusin.